Viktima e parë prej koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndodhur në ditët e para të shkurtit, shumë javë më parë nga kur nisën raportimet e para.
Është kjo ajo që del në një raport të zyrës së mjekësisë ligjore në kontenë e Santa Clara, California, ku u bë autopsia e dy personave të cilët gjetën vdekjen në shtëpi në 6 shkurt dhe në 17 shkurt.
Ekspertiza e mjekësisë ligjore konfirmoi se vdekja e tyre ishte shkaktuar nga koronavirusi, siç deklarohet në një komunikatë të departamentit të shëndetësisë në konte.
Në komunikatë thuhet se edhe Centers for Disease Control and Prevention (Cdc), i konfirmoi rezultatet e mjekësisë ligjore, e cila i dërgoi në laboratorin e Atlanta kampionët për t’iu bërë testimi.
Departamenti i kontest kaliforniane deklaroi se bëhet fjalë për vdekje në shtupo, në një moment kur testimet nuk ishin të përhapura.