Shenjat e para që të dhënat e transmetimit të koronavirusit ishin përmirësuar, ishin të dukshme në të dhënat zyrtare gjermane, ndërkohë që vendi përpiqet të bëjë një lehtësim të kujdesshëm të masave të izolimit.Riprodhimi ose niveli i infeksionit – nën vëzhgim të ngushtë nga autoritetet shëndetësore – u rrit përsëri në afro 1.0, që do të thotë se çdo person i infektuar ia kalon virusin një tjetri, sipas shifrave nga Instituti Robert Koch (RKI) për kontrollin e sëmundjeve, që u publikuan të hënën.Në vend ka pasur debate të mëdha mediatike dhe politike, pasi kancelarja Angela Merkel paralajmëroi shtetet federale të Gjermanisë kundër heqjes së izolimit kaq shpejt.
Që nga mesi i muajit prill, niveli i infeksionit ishte ulur në 0.7, para se të rritej përsëri. Ndërkohë, shkalla e vdekshmërisë nga COVID-19, gjithashtu është duke u rritur dita-ditës.Deri të martën, kishte arritur në 3.8 përqind, por mbetet shumë më poshtë se disa vende fqinje si Franca. Të dhënat e fundit treguan 156.337 raste në Gjermani dhe 5.913 vdekje.Rritja e niveleve të infeksionit dhe vdekshmërisë mund të përbënte një mister për autoritetet, pasi popullata po fillonte të gëzonte disa liri të rikthyera.
Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, herët në prill, shpalli se pandemia ishte “nën kontroll” në Gjermani, pasi Merkeli dhe kryeministrat e shteteve ranë dakord që dyqanet më të vogla mund të hapeshin dhe disa nxënës të ktheheshin në shkolla.Ndërkohë, disa biznese të mëdha si gjigandi i makinave Volkswagen kanë rifilluar prodhimin ditët e fundit. Tani të dhënat më pak inkurajuese do të jenë pjesë në diskutimet e kancelares me drejtuesit rajonalë ditën e enjte.Deri më tani, 6 maji pritej të sjellë lehtësim të mëtejshëm të kufizimeve. Lutjet e Merkelit për të mos nxituar hap pas hapi nga frika se do të përkeqësohej sërish përhapja e virusit, u hodhën poshtë.
“Edhe nëse supozojmë se një person infekton 1.1 të tjerë, ne do të arrinim kufijtë e asaj që sistemi ynë shëndetësor dhe shtretërit e kujdesit intensiv mund të menaxhojnë në tetor,” paralajmëroi ajo në fillim të këtij muaji.
“Nëse supozojmë një normë prej 1.2 … do të arrinim në kufirin e sistemit shëndetësor në korrik. Dhe me një normë 1.3, kufiri do të ishte në qershor,” shtoi ajo.
Merkel u bëri thirrje qytetarëve që t’u përmbahen masave të rrepta të distancimit social që janë akoma në fuqi, duke i kufizuar ata që të takojnë vetëm një person tjetër nga jashtë familjes së tyre, në një distancë prej 1.5 metrash.
Ndërkohë, 16 shtetet federale të Gjermanisë e kanë bërë të detyrueshme mbulimin e hundës dhe gojës në hapësira publike, siç janë dyqanet dhe transporti publik. / bota.al