Shërbimi postar në Itali ka irrituar mjaft qytetarë të cilët nuk kanë marrë në kohën e duhur dërgesat.

Këto të fundit kanë hasur vështirësi të shumta duke paralizuar një sërë shërbimesh të lidhura me të.

Mediat fqinje, duke ju referuar denoncimeve dhe ankesave të shumta të qytetarëve, kanë ironizuar duke u shprehur se “posta italiane shpërndan sa një “filial i postës shqiptare”.

Dhe si për çudi, shërbimi në Shqipëri në bazë të shifrave duket më i shpejtë.

Nëse marrim si shembull pensionet, referuar profilit zyrtar të postës italiane, deri më tani kanë marrë pagesën në shtëpi 23.000 pensionistë, ndërkohë Posta Shqiptare numëron rreth 500.000 pensione të shpërndara në shtëpitë e të moshuarve në çdo skaj të vendit. (TemA)