Italia regjistroi 24 orët e fundit 578 të vdekur, njoftoi Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali përmes komunikatës zyrtare që i shpërndahet medias pak minuta para daljes së përditshme në konferencë për shtyp në orën 18:00.
Një ditë më parë ishin 602 të vdekur. Aktualisht ka arritur 21.645 numri i përgjithshëm i jetëve të humbura.Në 24 orët e fundit u identifikuan 2.667 njerëz, numri më i ulët deri sot i të infektuarve në një ditë. Një ditë më parë ishin 2.972 të infektuar. Numri total tani ka arritur në 165.155.
Raportohet se në një ditë janë shëruar 962 njerëz. Një ditë më parë ishin shëruar 1.695 vetë. Aktualisht ka shkuar në 38.092 numri i të shëruarve.