Shkëlzen Berisha, djali i ish- kryeministrit Sali Berisha duket i përkushtuar ndaj familjes së të fejuarës së tij, Armina Mevlani. Së fundmi ai ka punësuar vjehrrin e tij Arben Mevlani në televizionin e ri, ku siç është raportuar “de fakto”, është nën pronësinë e tij.

Arben Mevlani është shfaqur mbëmjen e djeshme duke dhënë lajmet e edicionit të mbrëmjes, duke braktisur televizionin Klan Plus, ku e kishin dërguar më parë.

Ndërkohë, krushku Sali Berisha ka bërë një përpljekje për ta reklamuar transmetimin edhe në rrjetet e tij sociale për të afruar sa më shumë shikues.

Më herët, administratori i këtyre mediave Çlirim Peka, ka reaguar duke mohuar se merrte para nga Sali Berisha dhe Ilir Meta për portalin dhe televizionin, ku siç raportohet deri më tani, ka shpenzuar 1 milionë euro si dhe “rastësisht” studiot i ka në pallatin e Monika Kryemadhit. (TemA)