Në një telefonatë javën e kaluar, disa nga shkencëtarët kryesorë të vendit informuan zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë në lidhje me testimet e Covid-19.Pjesa më e madhe e lajmeve nuk ishin shumë të mira. Testet e antitrupave kontrollojnë për të parë nëse një person ka qenë i infektuar më parë me Covid-19, një tregues se ai ka pasur virusin dhe tani mund të jetë imun ndaj tij.

Testi mund të na ndihmojë në përcaktimin nëse dikush është imun ndaj koronavirusit, “dhe kjo do të jetë e rëndësishme kur mendoni për kthimin e njerëzve në vendet e punës”, tha Dr. Anthony Fauci, një anëtar i grupit të punës.“Testi i antitrupave thotë se jeni infektuar edhe nëse ndjeheni mirë, ka shumë të ngjarë të jeni rikuperuar,” tha Fauci. “Ndërsa presim me padurim, që të paktën të arrijmë në pikën ku të konsiderojmë hapjen e vendit ashtu siç ishte, është shumë e rëndësishme të vlerësojmë dhe të kuptojmë se sa shumë ka depërtuar virusi në shoqëri.”

Zyrtarët e administratës Trump kanë premtuar se testet do të jenë gati shumë shpejt.Por, në thirrjen telefonike të 6 Prillit, anëtarët e Komitetit të Përhershëm të Akademisë Kombëtare të Shkencave për sëmundjet infektive u thanë anëtarëve të Zyrës së Politikës së Shkencës dhe Teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë se ka probleme me disponueshmërinë dhe besueshmërinë e testeve në Shtetet e Bashkuara.Ekzistojnë disa probleme me testet e antitrupaveSë pari, Administrata e Ushqimit dhe Farmacive në SHBA uli normat e kontrollove, dhe tani kompanitë mund të shesin teste pa paraqitur të dhëna vlefshmërie që tregojnë se ata në të vërtetë funksionojnë.

Ka pasur shqetësime se disa nga testet mund të ngatërrojnë koronavirusin me ftohjen e zakonshme.Ka pasur teste që dalin në përfundimin se personi ka antitrupa ndaj koronavirusit, dhe njerëzit mund të mendojnë se janë imunë kur nuk janë.Së dyti, ekzistojnë teste të mira në mes të atyre të këqijave, por ato nuk janë ende gjerësisht dhe lehtësisht të disponueshme në të gjithë vendin.

Së treti, nuk është plotësisht e qartë që të kesh antitrupa ndaj Covid-19 do të thotë që me të vërtetë ke imunitet dhe nuk do ta marrësh përsëri sëmundjen,“Të gjithë duan të dinë – a jam imun? A mund ta takoj gjyshen pa qenë unë kërcënim për të dhe ajo nuk është kërcënim për mua?.“Si t’i dallojmë njerëzit që tani mund të dalin me siguri jashtë? Këto janë pyetje e shumë të rëndësishme personale dhe sociale”. / CNN – Bota.al