Nga Mero Baze/
Nuk jam i sigurt sa ka ka pasur në dorë prefekti i Shkodrës të përfaqësonte fuqinë e qeverisë në atë qytet, për të vendosur gjendjen e jashtzakonshme, por është e qartë që politika e qeverisë aty ka dështuar. Opozita e ka mundur qeverinë në Shkodër, duke përdorur si vik tima qytetarët që e besojnë atë.
Edhe pse prishja e rregullave të karantinimit ishte flagrante dhe pasojat u panë menjëherë nga rritja e kurbës së të prekurëve në qytet, politika opozitare vazhdoi ta vras Shkodrën.
Asnjë politikan I opoozitës deri më sot, nuk i ka bërë thirrje që shkdoranët të zbatojnë rregullat e karantimit. Vetëm tri ditë më parë Ilir Meta në takim me ish Prefektin më në fund kërkoi që Shkodra të zbatoj rregullat e karantimit. Por menjeherë pas tij Berisha, jo vetëm që nuk foli për këtë gjë, por llogariste se aty duhet të ketë shumë herë më tepër të infektuar por Edi Rama i fsheh.
Me sa duket është i shqetësuar që nuk po i realizohet plani i vdekjeve që i duhen në Shkodër.
Shkodra është një eksperiment social I opozitës që dëshmon se si mund ta menxhonte ajo këtë krizë epidemie. Me një kakofoni zërash dhe “idesh”, por mbi të gjitha me objektivin se si mund të përfitojnë politikisht nga epidemia, opozitarët tanë, e kthyen me vetdije Shkodrën, në një zonë vik timash, duke predikuar lirinë politike për të kundërshtuar masat e karantinës, si një mënyrë për t’iu kundërvënë qeverisë.
Qeveria nuk është pa faj. Jo vetëm prefekti, por dhe stuktura të tjera të qeverisë, duhet të kishin ushtruar zbatimin e rreptë të ligjit, duke I mbyllur me dhunë në shtëpi “trimat” që mendoinin se “korona” është pseudonim i Edi Ramës. Nëse do ndodhte kjo, tani debatin do ta kishim për “herontjë” politik të Shkodrës, por jo për të sëmurët e saj.
Por pavarësisht kësaj, opozita ngeli stoike në qëndirmin e saj ndaj Shkdorës, duke dashur të ketë një zonë vik timash për të mbajtur gjallë nekrofilinë e saj.
Ende deri më sot Lulzim Basha nuk I ka bërë thirrje shkodranëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë rregullat e karantinës, por u flet për ëndra me para që mund tu jepte ai, po të ishte kryeministër pas karantinës. A thua se kjo epidemi ka ardhur për të bërë qoka me lek.
Sali Berisha për vete rri i mbyllur brenda nga frika e vdekjes, kurse shkodranëve u thotë ngrihuni dhe thyeni “diktaturën” e Edi Ramës.
Po të jetë kështu, ai duhet ta thyej I pari karantinën, e të al në rrugë, se komandati duhet ta udhëheq luftën.
Por me tinzari politike dhe me një mungesë mëshire të pashpjegueshme ndaj qytetit bastion të tyre, opozitarët tanë e lanë Shkodrën të vik timizohet dhe tani dalin I qajnë hallin prefektit shkakruar dhe jo qytetit të dorëzuar para epidemisë.
Ata që ende nuk po u bëjnë thirrje qytetarve të rrinë brenda dhe ta kthejnë në betejë izolimin si një mënyrë për ti shpëtuar katastrofës, po bëjnë më të shqetësuar për prefektin, se sa për Shkodrën.
Prefekti është mirë me shëndet. Edhe punë mund të gjej ndoshta një më të mirë se kjo që kishte. Por Shkodra s’ka për të gjetur kurrë politikanë më të këqinj se këta që voton, të cilët prej Prillit të 1991, e zgjedhin atë si qytetin, ku duhet të shetësin me kufoma drejt pushtetit, pa ju dhimbsur asnjë sekondë.