Koronavirusi ka prekur tashmë mbi 3 milionë njerëz në të gjithë botën. Por, përpos lajmeve të këqija, në lidhje me Covid-19, raportohen edhe lajme të mira. Nga 3 244 520 njerëz të infektuar me koronavirus, 1 016 321 persona janë shëruar tashmë.

Ndërsa, numri i të vdekurve nga virusi ka shkuar tashmë në 229 179 vetë. Koronavirusi gjeti një përhapje masive në fillime, ndërsa tashmë numri i të vdekurve dhe të infektuarve me koronavirus ka rënë ndjeshëm.