ISHP ka konstatuar 3 raste të reja me koronavirus në burgun nr.313 në Tiranë. Këto raste vijnë pas 13 të tjerave që konstatuara pak ditë më parë në të njëjtin burg.
“Lidhur me rastet e tjera të identifikuara në 24 orët e fundit, 6 raste në Kukës, kontakte të rastit të djeshëm të zbuluar, 4 raste në Tiranë, që lidhen me vatrën në institucionin e vuajtjes së dënimit, janë 2 raste në Kurbin, 1 rast në Lushnje, 1 rast në Berat dhe 1 rast i importuar nga Greqia, i identifikuar gjatë qëndrimit në karantinë në Përmet, i cili aktualisht po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë“, njoftoi pak më parë ISHP.
Bashkë me italianin, numri total i të burgosurve me koronavirus tek burgu nr.313 ka shkuar në 17 duke shkaktuar edhe një situatë alarmante mes tyre.
Numri i të prekurve nga koronavirusi në vend ka shkuar në 712 ku pjesa më e madhe janë në Tiranë dhe Shkodër, ndërsa me 18 rastet e sotme Kruja renditet si qyteti i tretë më i prekur nga koronavirusi.