Brenda 24 orëve të kaluara janë raportuar 4,674 raste të reja me koronavirus në Turqi, duke rritur kështu bilancin në gjithsej 90.980. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca. Reuters shkruan se 123 persona kanë humbur jetën përgjatë këtyre 24 orëve, duke çuar bilancin e përgjithshëm në 2,140 të vdekur.
Turqia renditet e shtata në botë me numrin e të prekurve me koronavirus, pas SHBA-së, Spanjës, Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe. Duke marrë shkas nga kjo situatë presidenti Recep Tayyip Erdogan tha sot se një orë policore katër-ditore do të futet në 31 qytete që nga e enjtja, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar përhapjen e infeksionit.
Erdogan tha se qëllimi i Turqisë është që të sjellë epideminë në një nivel që do të normalizonte jetën pas festës së Fitër-Bajramit në fund të majit, duke shtuar se disa hapa mund të merren para kësaj kohe.