Pak ditë më parë, Ermal Mamaqi bëri një deklaratë mbi librat, e cila u komentua shumë. Aktori tha se në këtë periudhë nuk duhet të lexohen romane, por libra që kanë vlerë e që lidhen me profesionin.
“Mos lexoni budalliqe, ka ca që lexojnë romane. Nuk kam gjë kundër tyre, po kush lexon më romane tani! Lexoni libra që kanë vlerë e që lidhen me profesionin tënd dhe situatën që po kalon”, u shpreh moderatori.
Mirëpo kjo deklaratë e Ermalit nxiti reagimin e revoltuar të figurave publike dhe jo vetëm. Pas sulmit që iu bë, Ermali duket se nuk e ka lënë me aq dhe ka reaguar sërish nëpërmjet një postimi në Instagram. Ai ka hedhur sërish një kunjë e cila lidhet me romanet.
“Shqiptarët shaji nga të duash nuk e kanë problem, ama po e shave nga romani… nuk bëhet shaka me Romanin”, shkruan Ermali.