Nga Ilir Beqaj/
Po mbushen 4 javë qyshse në Shqipëri filluan masat shtrënguese për mbajtur nën kontroll përhapjen e epidemisë së COVID 19.
Mund të themi që masat shtrënguese deri tani kanë dhënë rezultate të kënaqshme. Janë shtuar
diskutimet se kur do të fillojnë lehtësimet e masave shtrënguese.
Lidhur me përparësinë e shtrëngimeve është folur shumë. Kundërshtarët e shtrëngesave të forta kanë sjellë eksperiencën e Suedisë, një vend ky që ka zgjedhur një qasje ndryshe nga shumica e vendeve të tjera. Në Suedi përveç thirrjes për distancim fizik nuk janë marrë masa të tjera.
Po cila është situata aktualisht. Në vijim situata në Suedi krahasohet me Norvegjinë, vende shumë të ngjajshme. Norvegjia ka marrë të forta shtrënguese. Fillimisht për dy javë deri në 24 mars. Më tej i ka shtyrë deri në 13 prill.

Norvegjia Raste 1136/M Vdekje 12/M

Ajo që mund të thuhet deri tani është që Norvegjia ka 6.5 herë më pak vdekje për njësi popullsie dhe
rastet e reja ditore janë në prirje rënëse. Në Suedi rastet e reja ditore janë në prirje rritëse.