Aktori Bruno Shllaku ka pësuar hemoragji cerebrale dhe është shtruar në spital pasditen e sotme. Mësohet se Shllaku, ndodhet në reanimacion në QSUT për t’u mbajtur nën kontroll, por fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore nuk është e rënduar.
Gjithsesi ende nuk dihen shkaqet që e çuan në këtë gjendje Shllakun, pasi nuk është raportuar më parë që aktori të ketë pasur ndonjë sëmundje, apo dobësim të gjendjes shëndetësore.
Bruno Shllaku ka patur dhjetëra role në skenën e teatrit dhe të kinematografikë. Së fundmi aktorin e kemi parë edhe në filmin e Ermal Mamaqit, “I love Tropoja”.