Departamenti Amerikan i Shtetit ka shtyrë datën për përgjigjet e llotarisë amerikane.Me anë të një njoftimi për mediat, thuhet se për shkak të pandemisë së koronavirusit, përgjigjet për fituesit e Llotarisë Amerikane do të shtyhen për një muaj, deri në qershor.Kur do të bëhet shpallja e fituesve të Llotarisë Amerikane për këtë vit?Shpallja e fituesve të Lotarisë Green Card DV-2021 ishte planifikuar fillimisht për të Martën, 5 maj, 2020.Mirëpo, Departamenti i Shtetit në SHBA ka thënë se data do të shtyhet e përgjigjet zyrtare për fituesit do të jepen më datë 6 qershor 2020. Vendimi bazohet nisur nga pandemia aktuale e Covid-19.

Pasojat e shtyrjes së rezultateve të përgjigjeve. Nëse keni marrë pjesë në Llotarinë Amerikane për vitin 2021, për momentin nuk duhet që të bëni asgjë. E vetmja gjë që duhet bërë është që të kryqëzohen duart e të shpresosh se je ndër fituesit.Ndërkohë, KCC (Kentucky Consult Center) do të përdorë kapacitetet e saj dhe do të vazhdojë të punojë për fituesit e vitit të kaluar.

Fituesit e mundshëm- Në rast se ju fitoni në Llotarinë Amerikane të këtij viti, atëherë gjithcka do të jetë normale si më parë, thjesht përgjigja është marrë me vonesë. Nëse jeni fitues, intervistat me ju nisin në gusht të vitit 2020. Intervistat do të bëhen, ashtu sic janë parashikuar brenda periudhës 1 tetor 2020 deri në fund të shtatorit 2021.