Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se vendi ndodhet në një krizë dhe këtë shqiptarët po e ndjejnë tani 5 javë pas karantinës. I pyetur nga gazetari Enkel Demi në ABC News, që sipas sonadazheve rezulton që qytetarët e duan atë në opozitë pasi e shikojnë si zgjidhje të problemeve, Basha është shprehur se opozita ka qenë gjithmonë e gatshme për të ndihmuar. Sipas Bashës, do të vijë një moment dhe shqiptarët do ta gjykojnë vetë se çfarë qendrimi mbajti PD, por tashmë duhet të durojmë mbi krye Edi Ramën.

Enkel Demi: Më kanë thënë nga sondazhet se shyqyr që kemi Lulzim Bashën në opozitë. Basha: Fakti është që nesër nëse do kishte zgjedhje do e kuptonin këtë qeveri. Fakti është tërheqja e Edi Ramës nga gazeta Bild, e keni dëgjuar. Në qoftë se zgjedhjet bëhen nesër, për shkak të Edi Ramës, krizës në të cilës e kanë futtur vendin. Prandaj do ketë një katastrofë, por për fat të keq kemi këta në krye. Me këtë situatë opozita, mjetet që ka i ka përdorur. Ne kemi detyrën tonë për të ndihmuar njerëzit. Kjo është arsyeja pse kemi marrë masat dhe kemi propozuar planet.

Padyshim do vijë një moment dhe shqiptarët do ta gjykojnë vetë se çfarë qendrimi mbajti PD. Sigurisht po vjen momenti, 5 javë pas karantinës dhe po e kupton që xhepat janë bosh dhe nuk kanë.