Pandemia botërore ka gjunjëzuar gjithçka, ku specifikisht futbolli ka pësur goditje ekonomike dhe, nëse gjithçka do të rinisë, të paktën do të shpëtohej sezoni. Shumë skuadra nuk kanë krijuar “brum” financiar dhe ndonjë rezervë për të kaluar këtë situatë, por te Verona janë të kënaqur që në janar arritën që të kryenin dy transferime që futën në arkat e klubit 30 mln euro plus!
Rrahmani te Napoli (15 mln euro) dhe Amrabat te Fiorentina (20 mln euro) ishin një bonus i madh. Verona i mbajti të dy në huazim deri në fund dhe mbijetesa u sigurua falë atyre, edhe pse ende jo matematikisht. Kështu, në verë, të dy do të largohen, por fitimi i Veronas ishte i madh.Rrahmani u pagua 2.5 mln euro te Dinamo Zagreb dhe Amrabat 3.5 mln euro te Club Brugge.