Teksa në vendin tonë numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 736, aktualisht në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar, dy prej të cilëve janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.

Sipas gazetarit Erjon Skëndaj raportoi për ‘News24’ se një prej pacientëve, një qytetar nga Durrësi, ka kohë që është i intubuar. Po ashtu, gazetari solli edhe detaje mbi gjendjen e deputetit të opozitës parlamentare, Adriatik Alimadhi, i cili edhe pse arriti të mposhtë COVID-19, ndodhet në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ për t’u kuruar nga pneumonia.

Skëndaj pohoi se dje mjekët e kanë lënë sërish Alimadhin në terapi intensive, për të pasur në kontroll gjendjen e tij. Mësohet se sot ai mund të kalojë në pavijon, bashkë me 4 pacientë të tjerë.