Gjatë ditëve të izolimit në shtëpi, moderatorja Fjoralba Ponari ka gjetur më shumë kohë për të komunikuar me ndjekësit e saj dhe ka qenë tepër aktive në rrjete sociale. Ajo ka zhvilluar shpesh “mini-intervista” në InstaStory apo video live, ndërsa së fundmi i ka shuajtur kuriozitetin një ndjekësi që e pyet për një anë “të keqe” të karakterit të saj. “Unë mendoj se s’ka mundësi të jesh kaq e mirë. Të lutem më trego të keqen që të balancon.”- shkruan ndjekësi.
Kësaj pyetjeje, Fjoralba ka vendosur t’i përgjigjet pa dorashka, duke treguar çfarë cilësie “negative” ka në karakter. Ajo ka habitur ndjekësit duke treguar se në fakt e ka një anë të keqe dhe paksa “të frikshme”, nga një vajzë aq e ëmbël dhe e qetë në dukje. “Jam një hakmarrëse gjakftohë! Mos më bëfsh keq në këtë jetë, se të nxjerr qumështin e nënës për hundësh, me qetësinë më të madhe!”- shkruan moderatorja, e cila i bëri të qarta gjërat për të gjithë personat pranë saj.