Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka debatuar gjatë seancës plenare me kreun e Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi.
Debati ka nisur sa i përket operacionit të shpërndarjes së ndihmave dhe përzgjedhjes së familjeve. Sipas Gjuzit shpërndarja nuk ka përfshirë të gjitha familjet në nevojë, ndërsa kjo gjë është mohuar nga Balla, i cili nuk i ka kursyer edhe fjalët.
Balla: Operacioni humanitar ka filluar që në 14 mars. Ndërkohë që masat e para të mbylljes filluan në 11-12. Rama u kërkoi lkryetarëve të Bashkive dhe Ministries sqë Mbrojtjes organizimin e një operacioni humanitar, për t’iu gjendur në ndihmë të gjitha familjeve shumë në nevojë. Ka pasur një debat shterpë për mënyrën e përzgjedhjes së familjeve. Por duhet të kesh sy edhe veshët në vend për të lexuar e dëgjuar vendimin përkatës.
Balla-Gjuzit: Burrat janë burra, nuk janë gra. Të rrofshin mustaqet ty. Ke pasur zotrote një rast javën e kaluar. Ti je edhe mashtrues. Të kam bërë edhe telefon javën e kaluar dhe më ke thënë faleminderit. Po burrat prandaj janë burra. Më ke thënë edhe shkruaj tek numri tjetër. Po nuk ke faj ti, fajin e ka Luli që të solli ty këtu.
Gjithashtu Balla sulmoi edhe ish-deputeten e PD-së, Oriola Pampuri, për ato që ai i ka quajtur idiotësi gjatë ligjërimit në lidhje me situatën.
“Çdo masë e marrë deri më tani ka dhënë rezultate të mira. I gjithë protokolli masave shtrënguese ishte i domosdoshëm.
Si mund të dali një njeri që ka qenë ish-presidenti i këtij vendi, ish-kryeministër nga mëngjesi deri në darkë dhe të flasi se po manipulohen numrat, kjo është një diçka shqetësuese.
Thirrja ime për të gjithë kolegët e opozitës parlamentare është të heqin dorë nga kjo lloj histerie dhe nga kjo politikë e panikut. Dhe ndër kasandrat e opozitës jashtë parlamentit është njëra prej tyre një doktoreshë që nuk gjej rast pa rënë në dukje për idiotësinë e mënyrës së sjelljes së saj.
Tes Astiri bëri të vdekur njeriun i cili ishte si kokrra e mollës, tek tërmeti i 26 nëntorit gjithashtu dhe dje bëri të vdekur pothuajse 70 mijë punonjësit e fasonerive. Kjo është e rëndë dhe nuk mund ta bëjë askush e jo më një doktoreshë apo një nënë fëmijës”, tha Balla.