Report Tv dhe shoqëria italiane “MG Research” kryejnë një sondazh kombëtar si në Itali dhe në Shqipëri për të testuar opinionin publik mbi këtë emergjencë që ka bashkuar dy vendet nga pikëpamja humanitare dhe që po trondit mbarë botën.
Koronavirusi nuk arriti që të bashkonte politikën shqiptare, pasi akuzat nga opozita kanë qenë të shumta kundër qeverisë. Por si e gjykojnë shqiptarët sjelljen e opozitës gjatë pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi? 63% e shqiptarëve mendojnë se opozita nuk po sillet në mënyrë të përgjegjshme, ndërsa vetëm 37% e tyre e vlerësojnë si të përgjegjshme.