Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se qeveria e tij planifikon që në gjysmën e dytë të majit të nisë lehtësimin e masave të izolimit, të ndërmarra për frenimin e pandemisë së koronavirusit. Kufizimet do të lehtësohen ngadalë dhe gradualisht, tha Sanchez në një senacë parlamentare. Sanchez pritet të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme në Spanjë deri më 9 maj.
Ky vend është izoluar më 14 mars. Pas Shteteve të Bashkuara, Spanja ka numrin më të madh në botë të të infektuarve me koronavirus: mbi 204,000. Mbi 21,000 pacientë të infektuar me koronavirus atje kanë vdekur. Disa vende në Evropë kanë nisur këtë javë lehtësimin e masave të izolimit, përfshirë: Italinë, Austrinë, Gjermaninë, Danimarkën e të tjera.