Disa nga ministrat e Turizmit në Europë janë duke kërkuar krijimin e “korridoreve turistike” në mënyrë që resorted të mund të hapen në kohë për sezonin veror.
Drejtuesit e Turizmit nga 9 vende, përfshirë Francën, Italinë, Greqinë dhe Spanjën i shkruan një letër krerëve të Bashkimit Europian ku parashtronin rreziqet se industria e turizmit mund të falimentojë nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme.
Idetë që po diskutohen përfshijnë një sërë rregullash dhe protokollesh në mbarë Europën për mbërritjen dhe largimin e turistëve.
“Korridoret për turistët” do të ketë rregullat strikte të distancimit social, programe testimi që do të lejojë parandalimin e përhapjen e Covid-19.
Disa vende të BE-së po shqyrtojnë mundësinë se si të lejojnë rihapjen e resorteve, por i kërkojnë Brukselit që të hartojë një plan, në një përpjekje për të shmangur një situatë kaotike të marrëveshjeve dypalëshe, të cilat krijojnë konfuzion për udhëtarët.
Ministrja malteze e Turizmit, Julia Farrugia Portelli kërkoi vendosjen e “korridoreve të sigurta në mes të territoreve dhe rajoneve”, të cilat duhet të përfshijë “protokolle të reja për fluturimet, akomodimet, ushqimin dhe vizitat turistike”.
Ajo shtoi se vendet europiane duhet të angazhohen për të hapur turizmin sa me shpejt që të jetë e mundur. “E di që ka rreziqe, por ne duhet t’i menaxhojmë ato”, u shpreh Portelli.