Një studim i fundit në Singapor zbuloi se rreth 10 për qind e infeksioneve u transmetuan nga njerëz asimptomatikë. Fakti që virusi mund të përhapet në heshtje e bën jashtëzakonisht të vështirë për epidemiologët të ndjekin shpërthimin e infeksionit, i cili deri tani ka vrarë më shumë se 47.000 njerëz dhe ka infektuar rreth mbi 1 milionë të tjerë në të gjithë botën. Gjetjet forcojnë rëndësinë e distancimit fizik dhe masave të tjera të marra për të ndaluar përhapjen, sipas ekspertëve.
“Duhet të jemi me të vërtetë proaktivë në zvogëlimin e kontakteve midis njerëzve që duken krejtësisht të shëndetshëm”, tha Lauren Ancel Meyers, një studiues i Universitetit të Teksasit në Austin, i cili ka studiuar transmetimin e koronavirusit në vende të ndryshme.
Studimi në Singapor shqyrtoi 243 raste të koronavirusit midis janarit dhe marsit, përfshirë 157 infeksione në mesin e njerëzve të infektuar atë në vend dhe jashtë vendit. Shkencëtarët zbuluan njerëzit asimptomatikë shkaktuan infeksione në shtatë grupe të ndryshme sëmundjesh, duke përbërë rreth 6 për qind të rasteve lokale.
Robert Redfield, drejtor i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), vlerëson se një në katër të sëmurë nga sëmundja hyn në kategorinë e personave që janë të infektuar por nuk shfaqin simptoma.
Ekspertët e tjerë të CDC thonë se ata kanë hulumtuar infeksione asimptomatike dhe para-simptomatike, por studimet për koronavirusin e ri nuk ende janë të plota.
Në një intervistë për mediat britanike Redfield tha se 25 për qind e të infektuarve mund të jenë asimptomatikë. Ekspertët këshillojnë se personat që duken të shëndetshëm të mbajnë maska në fytyrë kur dalin jashtë.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom këtë javë tha që ai planifikoi të shpallë udhëzime të reja për Përdorimin e maskave të fytyrës.
“Përdorimi i maskave, jo domosdoshërisht do të ju mbrojë, por nëse jeni mbartës i sëmundjes, mund të ndaloni përhapjen,” tha Carl Bergstrom, një biolog në universitetin e Uashingtonit që studion sëmundje infektive. /Daily Mail