Shkencëtarët thonë se ata kanë zbuluar provat e para të një mutacioni “të rëndësishëm” të koronavirusit – duke ngritur shqetësime që hapat e bëra drejt një vaksine deri më tani mund të jenë “të kota”, sipas një studimi të ri, shkruan “New York Post”.

Studiuesit, të cilët izoluan një shtresë të virusit nga një mostër e mbledhur në Indi në janar, thanë që mutacioni duket se e bëri virusin më pak të aftë të lidhej me një receptor në qelizat njerëzore të quajtur ACE2, një enzimë që gjendet në mushkëri.

Zbulimi i kësaj mutacioni “ngre alarmin se zhvillimi i vazhdueshëm i vaksinave mund të jetë i padobishëm në epideminë e ardhshme nëse identifikohen më shumë mutacione,” thanë studiuesit, sipas “Newsweek”. Studimi, i cili u botua në biorxiv.org të shtunën, nuk është shqyrtuar akoma.

Sidoqoftë, ekipi – i udhëhequr nga Universiteti Kombëtar i Arsimit Changhua në Tajvan në bashkëpunim me Universitetin Murdoch në Australi – shtoi se SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19, ka një shkallë të ulët mutacioni.

“Ne konfirmuam që SARS-CoV-2 ka një normë relativisht të ulët të mutacionit, por gjithashtu vërtetuam se mutacioni i virusit ka rrezikshmëri por dhe karakteristika imune që tashmë janë shfaqur,” thanë ata.

Por Jenna Macciochi, pedagoge në imunologji në Universitetin e Sussex e cila nuk mori pjesë në studim, i tha “Newsweek” se megjithëse gjetja është e rëndësishme për të monitoruar virusin, ajo nuk beson se përpjekjet për gjetjen e vaksinës do të jenë të padobishme.

“Mutacione të vogla tek një virus priten. Mutacioni i shfaqur në këtë raport duket se zvogëlon lidhjen me ACE2 që do të thotë më pak rrezikshmëri që potencialisht mund të nënkuptojë më pak aftësi për t’u infektuar. Por kjo nuk do të thotë se përpjekjet për vaksina janë të kota”.

Benjamin Neuman, profesor dhe kryetar i shkencave biologjike me Universitetin A&M të Teksasit, gjithashtu tha për South Morning Post se mutacioni i vazhdueshëm i koronavirusit do të thotë që vaksina do të ketë nevojë për teste dhe azhurnime periodike.

“Virusi i gripit ndryshon vazhdimisht, dhe me të njëjtën normë si koronavirusi, por ne jemi në gjendje të zhvillojmë një vaksinë me sukses kundër këtij virusi”, theksoi profesori.