Një studim i ri ka provuar se një ilaç kundra parazitëve të kokës, që është në dispozicion në të gjithë botën, e vre t COVID-19 brenda 48 orëve. Daily Mail shkruan se studimi është realizuar nga Universiteti Monash në Australi, që ka zbuluar se një dozë e vetme e ilaçit “Ivermectin” mund të ndalojë rritjen e virusit SARS-CoV-2. “Ne zbuluam që edhe një dozë e vetme në thelb mund të largojë të gjithë ARN-në virale (duke hequr në mënyrë efektive të gjithë materialin gjenetik të virusit) në 48 orë, madje edhe në 24 orë ka pasur një zvogëlim vërtet të rëndësishëm”– tha Dr.Kylie Wagstaff i Institutit të Zbulimit të Biomedicinës të Monash.
Ndërsa nuk dihet se si funksionon “Ivermectin” në virus, ilaçi ka të ngjarë të ndalojë virusin të prekë aftësinë e qelizave pritëse për ta spastruar atë. Shkencëtarët nga Universiteti Monash kanë zbuluar ilaçin anti-parazit Ivermectin mund të shkatërrojë qelizat koronavirus (në foto: stafi spitalor në klinikën e testimit në Adelaide). Hapi tjetër është që shkencëtarët të përcaktojnë dozën e saktë që duhet përdorur tek njeriu, për t’u siguruar që përdorimi i tij është i sigurt. “Në momentet kur ne kemi një pandemi të globale dhe nuk ka një trajtim të aprovuar, nëse do të kishim një përbërje që tashmë është në dispozicion në të gjithë botën, atëherë kjo mund t’i ndihmojë njerëzit më shpejt”– tha Dr Wagstaff.
Ai shtoi se do të duhet kohë derisa një vaksinë të jetë në dispozicion. Para se “Ivermectin” të mund të përdoret për të luftuar koronavirusin, nevojiten fonde për të nisur testet para-klinike dhe provat klinike.
“Ivermectin” është një ilaç anti-parazitar i aprovuar nga FDA, i cili gjithashtu ka rezultuar të jetë efektiv in vitro kundër viruseve, duke përfshirë HIV, ethet tropikale dhe gripin.