Autoritetet shëndetësore suedeze njoftuan sot vdekjen e 84 personave të tjerë të infektuar me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin zyrtar të viktimave nga epidemia në vend në mbi 2 000.

Kjo mbretëri me 10,3 milionë banorë, e cila ka ndërmarrë masa më elastike se shumica e vendeve europiane për frenimin e përparimit të virusit, tani numëron 16 755 infektimi dhe 2 021 vdekje, një vdekshmëri dukshëm më e lartë nga sa vërehet te fqinjët e saj veriorë.

“Numri i personave të infektuar është ende i lartë, tani nuk është koha për të qetësuar masat paraprake,” tha Anders Wallensten, epidemiolog në Agjencinë e Shëndetit, në një konferencë për shtyp.

Në Suedi, ndryshe nga vendet e tjera evropiane, kontrollimi i popullatës nuk është i domosdoshëm për të frenuar epideminë.

Të vetmet kufizime kryesore janë tubimet e më shumë se 50 personave, si edhe vizitat në azilet e pleqve.

Për pjesën tjetër, qeveria u bëri thirrje qytetarëve, duke u kërkuar të gjithëve që të marrin përgjegjësinë e tyre dhe të ndjekin rekomandimet e shëndetit.