Nga Flogert Muça/ Shqipëria me në krye ekspertët e fushës (Komiteti i ngritur për këtë situatë) kanë ndërtuar një strategji për të luftuar këtë armik te quajtur Covid-19. Qeveria ka ndërmarrë masa të forta që fatmirësisht kanë rezultuar të suksesshme dhe që duhen mbajtur fort deri në fund të kësaj luftë. Ndërsa Lulzim Basha duket sikur është mërzitur nga ky menaxhim i deritanishëm i Shqipërisë dhe mendon ndryshe prej tyre (ekspertëve) dhe i anatemon ata vazhdimisht për strategjinë që ata duhet të ndjekin. Një ndër akuzat dhe pretendimet kryesore të Lulzim Bashës (edhe pse nuk është mjek, epidemolog …), ka qenë numri i testimeve, që sipas tij duhet të jetë masiv pasi, po sipas tij, kjo do të ulte numrin e vdekshmërisë.
Por, çfarë tregojnë shifrat e vendeve të tjera mbi pretendimin e Bashës?
Po t’i hedhësh një sy tabelës së Worldmeter (tabela me poshtë) dhe të shohësh rankimin e vendeve sipas numrit të testeve për 1 milion banorë e më pas të masësh 20 vendet që kanë bërë më shumë teste, rezulton se 10 prej tyre e kanë vdekshmërinë shumë herë më të lartë se Shqipëria. Jo vetëm kaq, por disa nga këto shtete e kanë popullsinë shumë herë më të vogël se Shqipëria, sepse janë ishuj te vetmuar. Thënë këtë, miti që nëse bën shumë teste (dhe jo ndjekja e zinxhirit të infektimit siç po bën Shqipëria) ulet vdekshmëria, është statistikisht e gabuar. Ajo që është e vërteta e konfirmuar nga ekspertët është se testimet do të nevojiten më shumë në fazen e daljes nga karantina, por në fazën që je në karantinë testimet kanë vlerë vetëm për ata që kanë simptoma të rënda. Kjo sepse masat e karantinimit merren duke e marrë të mirëqenë që të gjithë kanë mundësinë që të jenë të prekur, ndaj edhe duhet bërë padiskutim distancimi social nga secili, pa qenë nevoja për tu testuar masivisht./Lexo.al.