Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, bën me dije të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët nuk arritën të ishin pjesë e planit të riatdhesimit, se dje plani është mbyllur me fluturimin e bërë nga Roma.
“Janë riatdhesuar të gjitha rastet emergjente, të cilat janë vlerësuar me rigorozitet nga përfaqësitë e Republikën e Shqipërisë në botë”, deklaroi Ministria e Jashtme.
Duke nisur nga sot, datë 2 prill 2020, bën të ditur ministria, të gjithë qytetarët e mbetur të bllokuar, duhet t’i drejtohen vetëm Njësisë së Emergjencës, të ngritur në MEPJ, në numrat e emergjencës, si më poshtë, ose në adresat e e email-it:? [email protected]; ? [email protected].
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, siguron që çdo qytetar i cili do të komunikojë me Njësinë e Emergjencës (në numrat e vënë në dispozicion ose nëpërmjet email-it) do të marrë përgjigje!