Rikthimi në fushë, qoftë edhe vetëm për t’u stërvitur duket larg. Italia vazhdon të vuajë si pasojë e përhapjes së Covid-19 dhe parashikimet afatgjata nuk lejohen për momentin. Por autoritetet shohin me optimizëm përpara, teksa nëse situata përmirësohen atëherë do t’i jepet “OK” një rinisje të ngadaltë. Një konfirmim për këtë vjen edhe nga vendimi i fundit i Inter.

Klubi zikaltër ka urdhëruar të gjithë lojtarët e huaj dhe që janë larguar për të qëndruar pranë familjeve të kthehen në Milani brenda kësaj jave. Bëhet fjalë për Lukaku, Brozovic, Handanovic, Eriksen, Young, Moses dhe Godin, të cilët u larguan me lejen e klubit për të qëndruar pranë familjeve. Sapo të kthehen në Milano, të gjithë këta futbollistë duhet të qëndrojnë dy javë në karantinë, siç parashikohet edhe në protokollin e qeverisë italiane.