TAXI in Ljubljana, Slovenia

Ditën e hënë më datë 27 prill do të filloj shërbimi taksi vetëm për lëvizjet brenda qytetit do të fillojnë, por nën masa të rrepta sigurie dhe duke respektuar protokollet e ndërmarra në situatën e emergjencës COVID-19. Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës njoftojnë se udhëtimet me taksi brenda qytetit duhet të zhvilluar duke respektuar rregullat. DPSHTRR nxjerr urdhrin se si do të funksionojë shërbimi Taksi, ku thuhet se fillimisht shoferi dhe pasagjeri duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant si dhe duhet të shmangen kontaktet fizike.

Ndërkohë nuk do të lejohet më shumë se një klient në taksi dhe ai duhet të ulet mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit, përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm rastet nga e njëjta familje dhe të shoqërimit me të mitur apo persona me paaftësi.

Gjithashtu një tjetër pikë që duhet respektuar është edhe ajrosja e mjetit në mënyrë natyrale pra kondicioneri duhet të jetë i fikur dhe dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur.

Duhen respektuar gjithashtu edhe kërkesat e ministrisë së Shëndetësisë për të mbuluar gojën dhe hundën me një pecetë ose bërryl kur kolliten apo kur teshtin, si dhe të shmanget prekja e syve, hundës ose gojës me duar të palara.

Rregulla duhet të ndiqen edhe për pagesën e udhëtimit, pasi shoferi pas pagesës me kartë apo cash, shoferi dhe pasagjeri duhet të dezinfektojnë duart. Ndërkohë shoferi pas çdo pasagjeri, duhet të dezinfektojë: timonin, dorezat e dyerve të mjetit, sediljet, rripat e sigurimit, kontrollet e dritareve, butonin e bagazhit.