Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico u shpreh se deri tani 11 fëmijë kanë arritur që të fitojnë betejën me COVID-in nga 30 që janë prekur në total. “Fëmijët nuk preken në forma të rëndë, nuk kemi pasur në spital, kemi 11 të shëruar nga 30 që kanë rezultuar pozitivë” tha ajo. Gjithashtu një lajm i mirë edhe për gratë shtatzëna. “Nga 4 gra shtatzënë që kanë qenë të prekur, 3 janë shëruar”.
Fico është pyetur edhe për testet serologjike dhe nëse do t’i bëjnë edhe gazetarët? “Testet serologjike vijojnë në bazë të një kampionimi të gjerë për personelin në përfundim do u bëjmë me dije. Testet serologjike janë të rëndësishme për të kuptuar imunitetin ose gjendjen e kundërtrupave në popullatë, pa diskutim jemi të interesuar situatën e popullatës dhe grupeve të caktuara” tha ajo.