Mjeku reanimator, Roland Xhaxho i prekur nga koronavirusi ndodhet i shtruar tek Spitali Infektiv në QSUT dhe raportohet se ka probleme me frymëmarrjen.
Por fatmirësisht sipas bluzave të bardha ai nuk ka komplikacione të rënda.
Po ashtu, një tjetër mjek i shtruar në COVID 1 është dhe Andi Koraqi, i cili nuk ka vështirësi në frymëmarrje.
Po ashtu tek Infektivi ndodhet i shtruar edhe deputeti Ardiatik Alimadhi, i cili trajtohet me oksigjen me maskë.
Ditën e sotme, vetëm një urgjencë mjekësore ka mbërritur në spital, ndërkohë që numri në total i të prekurve nga COVID ka shkuar në 400./ BW