Nëse teatrin nuk e ndjekim dot fizikisht këto kohë, atëherë zini vendin më të mirë në shtëpinë tuaj dhe rehatohuni për të të parë shfaqjen. Teatri Metropol vjen çdo fundjavë në çdo shtëpi, për të gjithë familjen. Në bashkëpunim me RTSH Radio Televizioni Shqiptar, Teatri Metropol ka kënaqësinë t’iu prezantojë për ju #TeatriMetropolNëShtëpi.

Çdo fundjavë do të keni mundësi të ndiqni online disa shfaqje të përzgjedhura, falas në kanalin e Teatrit Metropol në Youtube. E nisim sot me dy shfaqjet e para “Rrajët lëvizin” e bazuar në veprën e Ernest Koliqit dhe regji nga Rozi Kostani, sjellë në skenë në festivalin e dramës shqipe “MetroFest” në Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirana. E ndërkaq ditëne diel, në orën 11:00 për fëmijët do të transmetohet shfaqja, “Tullumbaci i kuq” eme autor Barry Kornhauser me regji nga Roerd Toçe dhe interpretim nga Erdet Miraka.