Një tërmet ka goditur shtetin fqinj rreth orës 10:22 kësaj të shtune. Sipas EMSC tërmeti ka qenë i shkallë 4.9 rihter. Tërmeti është ndjerë në disa qytete të Greqisë.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar 7 km larg Palaikastron me një thellësi 10 km.
Lëkundja është ndjerë dhe ka krijuar panik te qytetarët. Kujtojmë se lëkundje të tilla janë regjistruar për ditë me radhë në Greqi.
Deri më tani, nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.