Premier League dhe kampionatet e kategorive të tjera të futbollit anglez do të kthehen në fushë për të mbyllur sezonin. Kjo është e sigurt, ose të paktën për këtë po punojnë autoritetet në vend. Për t’u përcaktuar mbetet koha se kur do të ndodhë, por gjithashtu e sigurt është që askush nuk do të zbresë në tabetin e blertë pa iu nënshtuar më parë testit për Covid-19.

Lajmi bëhet i ditur nga administratori i deleguar i Shoqatës së Menaxherëve të Ligës, Richard Bevan. Në një intervistë për BBC, ai ka precizuar gjithashtu, se “testet për futbollistët duhet të bëhen pas pacientëve dhe personelit të shërbimit sanitar kombëtar”. Nëse Premier League ka qenë me transperente dhe më e qartë në udhëzimet e saj, Bevan ka kritikuar Ligën Angleze të Futbollit (EFL). Kjo e fundit akuzohet se nuk është konsultuar me anëtarët për vendimet e marra pas ndërprerjes së kampionateve për shkak të pandemisë së Coronavirus.