Testet e një vaksine, bashkëprodhim Italo-Britanik do kryhen deri në fund të muajit prill në Angli te mbi 500 vullnetarë.

Kjo u raportua nga autoritetet e Advent-Irbm në Pomezia në Romë së bashku me Institutin Jenner të Universitetit të Oksfordit.

Sipas tyre, “nëse gjithçka shkon në rregull, në muajin shtator vaksina do të jetë e përdorshme për të vaksinuar profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe forcat e zbatimin e ligjit”.

Administratori i deleguar i Irbm, Piero Di Lorenzo tha se “Në sajë të të dhënave të fituara javët e fundit grupi i parë i vaksinës do të testohet te vullnetarë të shëndetshëm dhe “negociatat për një kredi të konsiderueshme me një grup investitorësh ndërkombëtarë dhe qeveri të ndryshme të interesuara për të shpejtuar më tej zhvillimin dhe prodhimin industrial të vaksinës tani është në fazën përfundimtare”.

Di Lorenzo tha gjithashtu se “U vendos që të shkohet direkt në fazën e provës klinike njerëzore në Angli, duke marrë parasysh jo-toksicitetin dhe efikasitetin e vaksinës, të bazuara në rezultatet laboratorike, të cilat kanë qenë veçanërisht të efektshme”.