Nga Ilir Beqaj – Vijon debati botëror lidhur me përdorimin e testimeve si një nga instrumentat për të mbajtur nën kontroll pandeminë e COVID 19. Testimet janë çështje për të cilën ditët e fundit janë angazhuar drejtpërdrejt edhe vetë presidentët Trump e Makron si dhe kryeministri Johnson.Sa testime duhet të bëjmë? Masive, personave me simptoma, të shënjestruara, ….Italia është nga vendet më të prekura në botë nga COVID 19. Vlerësohet se është nga vendet me një numur të lartë testimesh të kryera. Sipas të dhënave të djeshme në Itali janë kryer 541 mijë testime apo 9016 testime për 1 milionë banorë. Nëse do të duhej që edhe Shqipëria të kishte bërë sa Italia do të duhet të kishte bërë 25,700 teste apo 14 herë më shumë.
Epidemia në Itali është prej 45 ditësh, ndërsa në Shqipëri prej 25 ditësh.Shqipëria ka deri dje 91 pozitivë për 1 milionë banorë dhe 5,3 të vdekur për 1 milion banorë.Italia ka deri dje 1829 pozitivë për 1 milion banorë dhe 218 të vdekur për 1 milion banorë.Por edhe në ditën e 25 (rreth 13 mars) që nga fillimi i epidemisë në Itali, në atë vend kanë qënë 291 pozitivë për 1 milion banorë dhe 21 të vdekur për 1 milion banorë.Shqipëria e filloi kufizimin që në ditën 1 të epidemisë me mbylljen e shkollave. Italia në ditët 20-25 të epidemisë.
Nëse dikush mund të shtrojë me të drejtë tezën se Italia ka pozitivë më shumë se ka testuar më shumë apo se testimi nuk tregon të gjithë pozitivët, të dhënat mbi vdekjen nuk mund të jenë të vlerësuara pjesshëm. Të dhënat për vdekjet janë të sakta. Sidomos në rastin e Shqipërisë që numurohen me gishta.
Analiza më e detajuar e të dhënave italiane sipas rajoneve na jep një panoramë të larmishme. Tabela në vijim jep të dhënat sipas rajoneve për teste për 1 milion, pozitivë për 1 milion, vdekje për 1 milion dhe raportin testime : pozitivë. Rradhitja është sipas rajoneve më i larti te më i poshtmi rajon sipas testeve për 1 milion banorë. Lombardia është rajoni më i prekur nmë Itali. Ka kryer 12072 teste për 1 milion banorë. Më shumë se edhe Koreja e Jugut. Ka 17 % të popullsisë së vendit, janë kryer në të 22,4 % e të gjithë testeve të Italisë, ka 40,5 % të rasteve të Italisë dhe ka 58 % të vdekjeve të Italisë.
Në përpjekje për të kuptuar ku ndryshon një rajon nga tjetri, falë informacionit të bollshëm, të përditësuar dhe lehtësisht të lundrueshëm më tërhoqën vëmendjen ndryshimet e mëdha nga rajoni në rajon të raportit midis testimeve dhe rasteve pozitive. Tabela më poshtë është si e mësipërmja por rradhitja nga më i madhi te më i vogli është bërë sipas treguesit testime:pozitivë.Uau! Lombaridia më dobët se çdo rajon tjetër në Itali. 2,71 testime për një pozitiv. Sikur Shqipëria të kishte bërë deri 750 testime. Në fakt Shqipëria ka bërë deri dje 2,45 herë më shumë.
Në Itali janë bërë mesatarisht 7,8 testime për rast (deri dje ky tregues në Shqipëri është rreth 6,7).Rajonet italiane që kanë bërë rreth 10-11 test për pozitivë (për 10 çdo teste negative del 1 test pozitiv) janë edhe ato rajone më tregues më të mirë përsa i përket rasteve dhe vdekjeve. Mesa duket suksesi i rajonit të Venetos mund të jetë jo thjesht pse ka bërë shumë teste (22mijë teste për 1 milion banorë) por sepse për çdo pozitiv ka bërë hetim efikas për të shkuar me shënjestër sa më të saktë te kontaktet e tjerë e kështu me rradhë.A është vallë 11 teste për rast pozitiv një numur i “artë” për të administruar epideminë e COVID?Flitet shumë për pamjaftueshmërinë e pajisjeve nëpër spitale, por mesa duket kjo është një betejë që edhe pse zhvillohet në disa fronte, fitohet më shumë në territor.