Nga Ilir Beqaj/

Testime, testime, testime masive! Kështu thërret opozita për ditë.

Askush nuk merr përsipër të thotë çfarë do të thotë testime masive. Ku? Si? Testime kuturu ?!

Po i kthehem kësaj teme përsëri. Grafiku i mëposhtëm jep në boshtin vertikal majtas numrin e testimeve për 1 milion banorë ndërsa në boshtin vertikal djathtas raportin e fataliteteve ndaj rasteve pozitive (CFR).

Italia dhe Austria kanë pothuajse të njëtin numër testesh për 1 milion banorë (respektivisht 13349 dhe 13408). Ndërkohë që Italia e ka CFR 12,7 % ndërsa Austria e ka CFR 2,1 % apo Italia e ka shkallën e vdekshmërisë 6 herë më të lartë se Austria.

Japonia dhe Korea e Jugut e kanë CFR të njëjtë (respektivisht 1,9 % dhe 2 %). Ndërkohë Korea e Jugut ka kryer 9310 teste për 1 milion banorë ndërsa Japonia ka kryer vetëm 486 teste për 1 milion banorë apo Japonia ka kryer 19 herw mw pak teste sesa Korea e Jugut.

Është evidente që midis këtyre dy treguesve (teste për 1M dhe CFR) nuk ka një korrelacion të drejtpërdrejtë.