Kemi një mesazh të thjeshtë për të gjitha vendet: testoni, testoni, testoni. Testoni çdo rast të dyshuar. Nëse ata rezultojnë pozitivë, izolojini dhe zbuloni se me kë kanë qenë në kontakt të ngushtë deri në 2 ditë para se të shfaqnin simptoma, dhe testoni edhe ata njerëz. [SHENIM: OBSH rekomandon testimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara vetëm nëse ato tregojnë simptoma të COVID-19]

Kjo është deklarat e plotë e Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus në 16 mars, deklaratë të cilën opozita e përsërit vazhdimisht duke i kërkuar qeverisë shtimin e numrit të testimeve, e sjell shqip nga Lexo.al, që u jep fund tendencave të çfarëdollojshme: “Mbasdite të mbarë të gjithëve. Në javën e kaluar, kemi parë një përshkallëzim të shpejtë të rasteve të COVID-19. Më shumë raste dhe vdekje janë raportuar tani në pjesën tjetër të botës, sesa në Kinë. Kemi parë gjithashtu një përshkallëzim të shpejtë në masat për distancimin social, si mbyllja e shkollave dhe anulimi i ngjarjeve sportive dhe tubimeve të tjera. Por ne nuk kemi parë një përshkallëzim të mjaftueshëm urgjent në testimin, izolimin dhe gjurmimin e kontakteve – që është shtylla kurrizore e reagimit.Masat e distancimit social mund të ndihmojnë për të zvogëluar transmetimin dhe për të bërë të mundur që sistemet shëndetësore ta përballojnë.

Larja e duarve dhe kollitja në bërryl mund të zvogëlojnë rrezikun për veten dhe të tjerët.Por të vetme, ato nuk janë të mjaftueshme për të ndalur këtë pandemi. Eshtë kombinimi që bën ndryshimin. Siç vazhdoj të them, të gjitha vendet duhet të ndjekin një qasje gjithëpërfshirëse.Por mënyra më efektive për të parandaluar infeksionet dhe për të shpëtuar jetën është thyerja e zinxhirëve të transmetimit. Dhe për ta bërë atë, duhet të testosh dhe izolosh.
Nuk mund ta luftosh një zjarr me sytë mbyllur. Dhe ne nuk mund ta ndalojmë këtë pandemi, nëse nuk e dimë se kush është i infektuar.Kemi një mesazh të thjeshtë për të gjitha vendet: testoni, testoni, testoni. Testoni çdo rast të dyshuar.Nëse ata rezultojnë pozitivë, izolojini dhe zbuloni se me kë kanë qenë në kontakt të ngushtë deri në 2 ditë para se të shfaqnin simptoma, dhe testoni edhe ata njerëz. [SHENIM: OBSH rekomandon testimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara vetëm nëse ato tregojnë simptoma të COVID-19].
Çdo ditë, prodhohen më shumë teste për të plotësuar kërkesën globale.
OBSH ka dërguar pothuajse 1.5 milion teste në 120 vende. Ne jemi duke punuar me kompanitë për të rritur disponueshmërinë e testeve për ata që kanë më shumë nevojë.

OBSH këshillon që të gjitha rastet e konfirmuara, madje edhe rastet e buta, duhet të izolohen në ambientet shëndetësore, për të parandaluar transmetimin dhe siguruar një kujdes të përshtatshëm. Por ne e pranojmë që shumë vende tashmë kanë tejkaluar aftësinë e tyre për t’u kujdesur për raste të buta në institucione të dedikuara shëndetësore. Në këtë situatë, vendet duhet t’u japin përparësi pacientëve më të moshuar dhe atyre me patologji të tjera.

Disa vende kanë zgjeruar kapacitetin e tyre duke përdorur stadiume dhe palestra për t’u kujdesur për rastet e buta, ndërsa kujdesi për rastet e rënda dhe kritike jepet në spitale. Një tjetër mundësi është që pacientët me sëmundje të butë të izolohen dhe të marrin kujdes në shtëpi. Kujdesi për personat e infektuar në shtëpi mund të vërë në rrezik të tjerët në të njëjtën familje, kështu që është kritike që ofruesit e kujdesit të ndjekin udhëzimet e OBSH-së, se si të sigurojnë kujdes sa më shumë të jetë e mundur.

Për shembull, si pacienti ashtu edhe kujdestari i tyre duhet të veshin një maskë mjekësore kur janë së bashku në të njëjtën dhomë.Pacienti duhet të flejë në një dhomë gjumi të veçantë dhe të përdorë një banjo të ndryshme.Caktoni një person të kujdeset për pacientin, në mënyrë ideale dikë që është me shëndet të mirë dhe nuk ka sëmundje të tjera. Kujdestari duhet të lajë duart pas çdo kontakti me pacientin ose mjedisin e tyre të ngushtë.Personat e infektuar me COVID-19 mund të infektojnë sërish të tjerët pasi të mos ndjehen më të sëmurë, kështu që këto masa duhet të vazhdojnë për të paktën dy javë pasi zhduken simptomat. Vizitorët nuk duhet të lejohen deri në fund të kësaj periudhe.
Ka më shumë detaje në udhëzimin e nxjerrë prej OBSH-së.” Linku i deklaratës origjinale:https://www.who.int/dg/speeches/detail/who-director-general-s-opening-remarks-at-the-media-briefing-on-covid-19—16-march-2020