Ne nje kohe kur Lulzim Basha e LSI tjetersojne fjalet e kreut te OBSH (i cili thote duhen teste per zinxhirin e infeksionit dhe jo teste masive ne popullate) duke kerkuar teste masive, zedhenesja e Sali Berishes, Erla Mhilli mendon dhe argumenton ndryshe.

Ne nje replike te gjate ne Facebook, Mhilli shkruan se “Nje pyetje, e zeme se sot u bene 500 teste, 1000 a me sh ska rendesi, dhe dalin negativ psh. Ca ndodh neser apo pasneser apo pas ca ditesh me keta kur te zbresin me ble buken apo pazarin? Mund te infektohen. Bejne prap test keta?? Se askush nuk eshte imun nga kjo semundje. Dmth testi percakton nese je apo sje i prekur deri momentin qe e ben, por nuk percakton qe sdo prekesh kur te dalesh nga shtepia. Ne kushtet kur epidemia ka shperthyer dhe nuk jemi ne fazat e para dhe kur masat ekstreme jane marre, dmth te gjithe jane ne karantine dhe duhet ta konsiderojne veten sikur e kane covidin, besoj qe realisht nuk behet dot”

Me poshte reagimet e Mhillit: Kete duhet ta besh pavaresisht nese e di qe je apo jo negative. Une ve maske dhe doreza kur dal per pazar. Jemi ne kushtet kur te gjithe duhet ta konsiderojne veten sikur jemi pozitive. Testi nuk na ben imune nga virusi, cdo dite jemi te rrezikuar. Do ishte lluks te behej testi vetem per ti hequr njeriut dyshimin. Une dyshimin e kam cdo dite pasi kthehem nga pazari. E bej sot testin, dal negativ, pas tre ditesh per dreq ndodh nje pakujdesi dhe e marr. Cdo bej prap test? Eshte nje harxhim energjie i papare ne kushtet ku ndodhemi dhe nuk vlen, plus nuk behet dot. Dmth kur ti ke nje pacient me Covid ti gjurmon dhe teston njerezit qe kane pasur te bejne me kete person. Nuk ben teste kot. Psh me duket mua sikur jam paqef dhe o burra te bej testin qe te jem e sigurt. Ne aktualisht jemi ne masen ekstreme te karantines, dmth zere se e kemi dhe sduhet te dalim qe mos te infektojme njeri. Keshtu duhet ta shofim veten. Plus mendoj qe per personat asimptomatik testi do luante nje rol negativ. Dmth nese ti je infektuar por nuk ke simptoma e kalon pa e kiptuar dhe me qete (ama je ne shpi ne karantine si te tere), nese ti e merr vesh qe je i infektuar besoj kjo do ndikonte ne perkeqesim te gjendjes se personit ?‍♀️