Ministri i Shëndetësisë në Izrael, Yaakov Litzman, i cili më parë pretendonte se koronavirusi ishte “ndëshkim hyjnor kundër homoseksualizmit”, ka rezultuar pozitiv në testin për virusin.“Koronavirusi është një ndëshkim hyjnor kundër homoseksualizmit”, ishte shprehur ai para se të infektohej vetë me virusin vdekjeprurës.
Litzman dhe gruaja e tij kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, duke detyruar Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe disa zyrtarë të lartë të qeverisë së vendit të karantinohen.The Times of Israel raporton se Litzman nuk ka pranuar të respektojë udhëzimet për distancimin shoqëror dhe për rrjedhojë është infektuar.
Konkretisht, ministri i shëndetësisë theu udhëzimet e ministrisë së tij për distancimin shoqëror duke marrë pjesë në shërbimet e lutjeve në grup në ditët para diagnostikimit të tij./Opinion.al