Nga Isa Myzyraj/

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka thënë të shtunën në një intervistë për “Ora News” se koronavirusi është një konspiracion.“Për mua çështja covidit është një konspiracion, i cili ka të bëjë me gjëra të tjera por, nuk jam unë askush që mundet të ndryshojë këtë situatë. Por ajo që mund të them është që ti si shtet të paktën fillo”, deklaroi Kryemadhi.

E thënë nga një konspiracionist, ose nga një person që fjala e tij nuk ka peshë në opinionin publik, do kalonte thjesht si teoria e radhës e çmendur, e pa asnjë bazë, por e thënë nga kryetarja e partisë së dytë më të madhe opozitare, është padyshim një deklaratë e fortë, dhe koalicioni opozitar në këtë pikë duhet të jetë i qartë, ose të distancohet nga Kryemadhi ose ta pranojë teorinë e saj.

Nga ana gazetareske, sot lindin disa pyetje, që Kryemadhi tanimë e ka detyrë tu përgjigjet atyre.2,940,712 persona që janë infektuar me koronavirus në botë ,a janë konspir a ci on 203,814 persona të vdekur, a janë konspiracion?Ku bazohet kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi që del me një deklaratë të tillë?Tek cilët ekspertë dhe tek cili institucion ndërkombëtar i besueshëm është bazuar Kryemadhi, për të arritur në përfundimin e saj?

Nuk besoj se Kryemadhi ka përgjigje të pranueshme shkencërisht për këto pyetje, dhe në mungesë të këtyre përgjigjeve, ajo bën mirë që të mos lodhet duke dalë në studio e duke bërë deklarata sa për lajme, por kjo karantinë të shërbejë për të e gjithë ata që mendojnë si ajo, për reflektim e dalin më të përgatitur kur bota e Shqipëria t’i kthehet normaliteti.Nëse nuk është shkencore, atëherë me mirë t’ia lërë edhe studion Petrit Vasilit, sepse ai sado i mërzitur nga karantina, nuk duket të ndajë të njëjtin mendim./ Dritare.net