Të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët e kanë kritikuar ish kryeministrin Sali Berisha për përhapje paniku në këtë situatë ku ndodhet e gjithë bota për shkak të pandemisë Covid-19.
I njohur tashmë si “doktor vdekja”, për shkak të qasjes së tij publike dhe lajmeve të rreme që përcjell duke përdorur si burim njëherë “varrëmihësin dixhital” dhe njëherë “funeralin dixhital”, Berisha ka përcjellë një reagim për këtë.
Në televizionin e familjes, ai është shprehur se ka informacione të sigurta pasi siç thotë “Mua më vijnë informacionet direkt nga varrezat”.
Kjo deklaratë është komentuar gjerësisht nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale të cilët i kanë kërkuar të jetë i përgjegjshëm me ato që komunikon pa asnjë verifikim.
Berisha, ndryshe nga raportet institucionale thotë se numëron dhjetëra e dhjetëra viktima më shumë por sipas tij familjarët, të afërmit dhe shteti po bashkëpunojnë së bashku dhe nuk po tregojnë.
Praktika këto që as në vitin 1997 kur shteti ishte në errësirë totale nuk aplikoheshin pasi bëhet fjalë për qënie njerëzore që kanë të afërm, kanë ekzistencë sociale dhe nuk mund të zhduken sikur bëhet fjalë për kunguj. (TemA)