600 paketa me ushqime bazë, donacione të qytetarëve nga rajoni i bashkive të jugut, që iu përgjigjën nismës së kryeministrit Edi Rama, mbështetur edhe nga deputetët, Alket Hyseni e Damian Gjiknuri, u shpërndanë sot për të katër bashkitë e jugut, Sarandë, Konispol, Delvinë dhe Finiq.
Në takimin e organizuar paraditen e së mërkurës nga deputeti Hyseni, në magazinën ku ndodheshin të paketuara pakot me ndihma, madje të përcaktuara edhe vendi dhe qytetari se ku do të shkonte ndihma, merrnin pjesë drejtues vendorë nga të katër bashkitë, por edhe nga Drejtoria Vendore Shëndetit Publik, Drejtoria e Spitalit, Posta Shqiptare
“Falënderoj qytetarët e katër bashkive të jugut, që kanë treguar nivel qytetarie. Falënderoj kontributin e donatorëve për paketat ushqimorë për familjet në nevojë, “- tha në nisje të takimit deputeti Hyseni.
Mandej me kërkesë të deputetit Hyseni, secili prej drejtuesve të bashkive por edhe nga drejtues të instutucioneve e njohën atë me situatën në secilin prej prej bashkive por dhe nëpër intitucione në rajonin e bashkive të jugut, situatë kjo, me coronavirus, edhe pse në rajonin e jugut nuk ka pasur deri tani raste, nga 56 testet e marra.