Një mjek dhe dy infermierë i janë shtuar listët së personave të shëruar nga korona virusi. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur në orët e vona pas mesnate se numri i personelit mjekësor të shëruara nga COVID-19 ka shkuar në 39.
“LAJM I MIRË: 1 mjek dhe 2 infermierë në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit. Shkon në 39 numri i personelit mjekësor të shëruar nga COVID-19. Për të shtatën ditë radhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktive. Deri tani 302 qytetarë e kanë fituar luftën me COVID-19. Forca! Besim dhe Durim”, shkruan Rama.