Kur do të rinisë Serie A dhe a rreziko të mos rinisë për këtë sezon? Pyetje që ende nuk gjejnë përgjigje, edhe pse presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Giovanni Malago, i intervistuar nga mediat, tërhiqet nga “lufta” e tij ndaj presidentit të Ligës Italiane të Futbollit, Gravina.
“Nuk dua të dal unë si personi që po lufton ndaj Ligës, sepse nuk është aspak e vërtetë. Por, do të ishte mirë që veç axhendës së parashtruar të kishte dhe një plan alternativ për sa i përket rinisjes ose jo të futbollit”.

“Titulli pa u mbyllur sezoni? E kam thënë dhe e rithem, të isha për mua nuk e akordoja aspak nëse nuk mbyllet sezoni. Por, këtë e them për çdo kampionat”.