Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka publikuar një fotografi të adhurueshme mesditën e sotme, nga portreti i personit që ia bën ditën më të bukur.
Ajo ka publikuar fotografinë e nipit të saj, gëzimit të parë si gjyshe, i ardhur në jetë nga vajza e saj Megi.
Topalli thotë fjalët më të bukura për vogëlushin, duke cituar edhe shkrimtarin e njohur Dante Aligheri.
“Tre gjëra na kanë mbetur nga parajsa: yjet, lulet dhe fëmijët”, thoshte Dante Alighieri.
Buzëqeshja e këtij djalit të vogël, Nikolas, këtu poshtë është momenti më i bukur i ditës, çdo ditë… sidomos në këtë kohë eksperimenti social unik në historinë tonë planetare”, shkruan Topalli.