“Dy pamje që ndajnë dy vizione krejt të ndryshme qeverisëse të Tiranës e të gjithë Shqipërisë…”.
Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje foto nga lumi Lana në Tiranë para dhe pas shembjes së godinave dhe kioskave që e rrethonin, ndërhyrje që u bë në kohën kur ai ishte kryebashkiak i Tiranës.
Rama tha se “kjo tregon gjithashtu pse politikanët s’janë të gjithë njësoj e pse qeveritë s’janë të gjitha njësoj”.
“I njëjti vend në pranverë me dy pamje që ndajnë dy vizione krejt të ndryshme qeverisëse të Tiranës e të gjithë Shqipërisë dhe që tregojnë pse politikanët s’janë të gjithë njësoj e pse qeveritë s’janë të gjitha njësoj gjithashtu…”, tha Kryeministri Rama.