Emri kryesor që po çmend gjigantët e Premier League këtë periudhë është ai i Houssem Aouar. Francezi ka një talent të jashtëzakonshëm, jo më kot Pep Guardiola është një nga fansat kryesorë të tij.
Spanjolli e do me çdo kusht te Manchester City dhe ka gati 75 milionë euro për të bindur Lyon. Sidoqoftë, të njëjtën shumë janë gati ta ofrojnë edhe Liverpool e Arsenal, të cilët gjithashtu e kërkojnë në ekip francezin.
21-vjeçari është pjesë e ekipit të parë të Lyon që nga viti 2016 dhe ka një kontratë deri në vitin 2023 me ta. Gjithsesi, pavarësisht kontratës, largimi në fund të këtij sezoni duket i pashmangshëm, pasi Aouar është gati për kapërcimin në një ekip të madh, që do të jetë një mes Cityt, Liverpoolit ose Arsenalit.