Një ditë pas prezantimit të masave nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, situata në tregun e kombinatit është normalizuar. Ditën e sotme, panorama është krejtësisht ndryshe nga sa është parë ditët e kaluara, ky qytetarët nuk respektonin asnjë masë mbrojtëse, çka ndikoi që mbajtja e distancës të bëhej me detyrim.
Paraditen e sotme, qytetarët qëndrojnë tek rrathët e verdhë që shërbejnë qytetarëve për të ruajtur distancë. Ka vetëm një hyrje dhe një dalje. Në hyrje të tregut qytetarëve u kërkohet autorizimi që kanë marrë leje për të dalë nga shtëpia dhe më pas i nënshtrohet dezinfektimit te tuneli.
Teksa ka përshëndetur këtë bashkëpunim të qytetarëve me strukturat e policisë për të mirën e të gjithëve, kryebashkiaku Veliaj thotë se një shembull i tillë duhet të shtrihet në gjithë territorin.
“Faleminderit @PoliciaeShtetit, @FA_Shqiptare & @policia_bashkia
per disiplinimin e Tregut Kombinat!
Nuk mjafton te jemi 90% te kujdesshem – lipset 100% ne gjithe territorin ne kete beteje per ta fituar kryelarte! Flm qytetareve te Kombinatit per bashkepunimin! ??”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.